
Pas publikimit të të dhënave të mbi 650 mijë qytetarëve në dhjetor, prokuroria ka lëshuar 4 urdhërarreste dhe dy prej tyre janë ekzekutuar. Sipas burimeve, mësohet se është shoqëruar një teknik i sistemit IT të tatimeve, një person i cili është punësuar që në vitin 2013 te drejtoria e tatimeve dhe persona të tjerë që kanë pasur detyrë për të mbledhur të dhëna sensitive të qytetarëve.
Në lidhje me këtë, pritet një dalje publike e prokurorisë ku do të japin detaje.
Ka pasur rrjedhje të institucioneve të tjera si gjendja civile e sistemi i targave.
Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimet për Drejtorinë e Tatimeve nga ku dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacioni, ku u publikuan pagat e 650 mijë qytetarëve. (A2 Televizion)