Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, diskutohen masat pas ardhjes së Omicron

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 12:43 | Aktualitet
Mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, diskutohen masat pas

Vaksinimi dhe doza përforcuese është domosdoshmëri, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

Ky është theksi që doli sot nga mbledhja e radhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku mori pjesë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu nënvizon se vaksinimi ndaj COVID-19 është mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

https://a2news.com/2022/01/05/kufizime-te-reja-rama-i-kerkon-komitetit-masa-shtrenguese-per-omicronin/

“Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës, si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit”, theksoi ministrja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/06/nis-vala-omicron-rritje-e-shpejte-e-infektimeve-por-spitalet-jane-te-qeta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos