Omicron në 5 kontinente, Moderna: Vaksinat aktuale, jo shumë efikase

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 12:57 | Bota
Omicron në 5 kontinente, Moderna: Vaksinat aktuale, jo shumë efikase

Shefi ekzekutiv i Modernës, Stéphane Bancel, parashikon rënie të konsiderueshme të efektshmërisë së vaksinave aktuale kundër variantit Omicron të Covid-19, ndërsa siç thotë, do të duhen muaj për të pasur në dispozicion vaksina efikase.

“Mendoj se në asnjë mënyrë, efektshmëria e vaksinave nuk mund të jetë e njëjtë si me variantin Delta”, u shpreh Stéphane Bancel, shef ekzekutiv, Moderna.

Në intervistën e dhënë për Fianancial Times, Bancel pohon se nuk mund të thotë se në ç’masë do të reduktohet mbrojtja e vaksinave, por se shkencëtarët nuk janë optimist.

Mendoj se do të ketë rënie të konsiderueshme. Nuk e di me saktësi sa, pasi duhet të presim për të dhëna. Por të gjithë shkencëtarët me të cilët kam folur mendojnë se nuk do të kemi lajme të mira”.

Fjalët e shefit të Moderna-s patën ndikim të fortë në tregjet financiare, duke çuar në pikiatë bursat dhe çmimin e naftës.

Sakaq, varianti Omicron duket se është tani i pranishëm në 5 kontinente. Mbi 33 janë rastet e konfirmuara në Europë, me Francën që u bë e fundit që identifikoi virusin në territorin e saj.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e të gjitha rastet e konfirmuara kanë historik udhëtimesh nga vendet afrikane. Omicron u zbulua fillimisht në Afrikën e Jugut, ku është regjistruar edhe numri më i lartë i rasteve, mbi 114 sipas të dhënave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos