
“Ka filluar të ketë një histeri kolektive ndaj varianteve të reja. Deri tani, dimë shumë pak. Nuk dimë gjë për agresivitetin dhe vdekshmërinë. Nuk dimë gjë si do të reagojnë edhe vaksinat aktuale, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”.
Kështu u shpreh në Ditarin e mesditës në A2 CNN, mjeku shqiptar, Kita Sallabanda, i cili punon në Spanjë.
“Në Europë janë marrë masa, por ajo që po bëhet sot duhet të ishte bërë që para një vitit, me kontrolle në aeroporte. Alarmi i OBSH-së është normal. Në këtë rast duhet të jemi të kujdesshëm.
Jam i bindur që ky virus ka qarkulluar në Afrikën e Jugut shumë kohë më parë. Duhet pritur për të pasur më shumë informacion”. (A2 Televizion)