Omicron po ndryshon profilin e të infektuarve në vend

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 17:14 | Aktualitet
Omicron po ndryshon profilin e të infektuarve në vend

Omicron po ndryshon profilin e të infektuarve në vend. Në rreth 5 javët që nga hyrja në vend e variantit të ri të koronavirusit, më të prekurit po rezultojnë të rinjtë aktivë.

Referuar të dhënave nga institucionet e shëndetësisë, fëmijët dhe adoleshentët nga 10 në 19 vjeç po rezultojnë si bartësit më të mëdhenj të virusit.

https://a2news.com/2022/02/09/vala-omicron-bino-jemi-drejt-fundit-te-pandemise-se-covid-19/

Te kjo grupmoshë, shkalla e pozitivitetit, raporti mes testimeve dhe infektimeve, përllogaritet në rreth 31%. Thënë ndryshe, në 10 tamponë të kryer, së paku tre rezultojnë pozitivë.

Përtej shifrave të 5 javëve të fundit, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, grupmoshat nga 30 deri në 59 vjeç po rezultojnë me nivelin më të lartë të prekshmërisë.  

Të dhënat tregojnë se te ky segment, prekshmëria luhatet në 18-19%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos