Vala "Omicron", Bino: Jemi drejt fundit të pandemisë së COVID-19

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 16:54 | Aktualitet
Vala "Omicron", Bino: Jemi drejt fundit të pandemisë së

Vala e infeksionit nga mutacioni “Omicron” ka filluar të dobësohet.  Ekspertët e institutit të shëndetit publik deklarojnë se dy javët e fundit infektimet janë ulur.

“Përsëri incidenca mbetet e lartë, por dy javët e fundit kemi një ulje që vihet re, kjo tregon se vala e infeksionit ka filluar të bjerë”, thotë Silva Bino.  

E pyetur nëse do të ketë lehtësim apo heqje të masave anti-COVID, Bino thotë se kjo do të varet nga niveli i vaksinimit të popullatës.

“Këto janë masa që duhen diskutuar edhe në kontekstin e Omicronit, por edhe në kontekstin e mbrojtjes së popullatës, masat janë hequr në ato vende ku ka përqindje të lartë vaksinimi”, shton mjekja.  

https://a2news.com/2022/02/07/dobesohet-vala-omicron-bie-numri-i-infektimeve-pergjysmohen-rastet-aktive-ne-raport-me-janarin/

Për herë të parë shefja për sëmundjet infektive në ISHP shprehet optimiste për fundin e afërt të pandemisë. “Besoj se pandemia është drejt fundit, natyrisht qarkullimi i varianteve më pak të renda do të çoj në atë përfundim”.

Por ekspertët sqarojnë se vaksinimi anti-Covid do të vazhdojë  pasi koronaviruset dhe në veçanti SARS -coV-2  do të vijojnë të jenë në qarkullim.

https://a2news.com/2022/01/28/infektimet-nga-omicron-mjeku-nese-shyn-varianti-ba-2-do-te-ulet-kurba-vemendja-te-shtrimet-ne-spital/

“SARS-coV-2 do të ekzistojë por me forma më të lehta. Kjo kërkon një vaksinim të vazhdueshëm”, shton Bino. Zyrtarisht në vendin tonë janë të vaksinuar më një dozë 46%e popullsisë me 1 doze dhe 42% me të dyja dozat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos