
Nga sot, hyjnë në fuqi rregullat e reja për udhëtimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Testi negativ, vaksinimi i plotë dhe mbajtja e maskës në avionë, trena dhe autobusë janë të detyrueshme. Rastet me Covid-19 janë në rritje, ndërsa varianti i ri Omicron vijon të përhapet.
Mbi 100 mijë raste me Covid-19 në ditë. Kjo është mesatarja e raportuar në Shtetet e Bashkuara, numri më i lartë i përhapjes në dy muaj.
Teksa varianti delta mbetet kërcënim, zyrtarët shëndetësore të SHBA-së zbuluan se varianti i ri Omicron gjendet në dhjetëra shtete. Duke nisur nga sot, ka rregulla të reja të udhëtimit për këdo që hyn në SHBA.
Thuajse të gjithë pasagjerët duhet të kenë një test negativ për Covid-19, të kryer një ditë përpara nisjes, çdo shtetas i huaj që udhëton duhet të jetë i vaksinuar plotësisht dhe maska duhet të mbahet nga personat në aeroporte, mjete të Transportit Publik si avionë, trena dhe autobusë.
“Do të jemi në gjendje të menaxhojmë kërkesën e re për testime dhe mbështesim detyrimin për maskat.”
Liderët e industrisë së udhëtimit thonë se kufizimet duhet të vendosen për pasagjerët dhe jo për të gjitha shtetet. Aktualisht, SHBA-ja ka ndaluar udhëtimet me Afrikën e Jugut dhe disa shtete të tjera afrikane. Por zyrtarët i rivlerësojnë çdo ditë këto ndalime.
“Duhet të kuptojmë se si të balancojmë jo vetëm ekonominë dhe shqetësimet shëndetësore në të njëjtën kohë, por edhe të sigurojmë që të mirëpresim udhëtarët ndërkombëtar këtu në SHBA.” (A2 Televizion)