“Pandemia e radhës mund të jetë më vdekjeprurëse sesa Covid-19”

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 10:50 | Bota
“Pandemia e radhës mund të jetë më vdekjeprurëse

Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse sesa Covid-19. Ky është paralajmërimi që vjen nga një prej krijuesve të vaksinës AstraZeneca.

Prof. Sarah Gilbert tha se duhen më shumë fonde për pandemitë pasardhëse, për të parandaluar pasojat e tyre. Gjithashtu, shtoi se vaksinat aktuale mund të jenë më pak efikase ndaj variantit Omicron.

“Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetët tona. E vërteta është që pandemia e radhës mund të jetë edhe më keq. Mund të jetë më e transmetueshme ose më vdekjeprurëse, ose të dyja bashkë", deklaroi Gilbert.

"Nuk mund të lejojmë që pas gjithë këtyre që kemi kaluar, të mos kemi fonde për të përballuar pandeminë e ardhshme. Avancimet që kemi bërë, dija që kemi përfituar deri tani, nuk duhen humbur”, shtoi Gilbert.

https://a2news.com/2021/02/07/bill-gates-parashikon-dy-kercenime-te-medha-per-njerezimin-pervec-pandemive/

Sipas saj, “ashtu siç investohet për ushtri dhe diplomaci në mënyrë që të shmanget lufta, ashtu duhet investuar edhe në njerëz, kërkime shkencore dhe institucione për t’u mbrojtur nga viruset”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos