Paralajmërimi i ekspertëve britanikë: Omicron, varianti më mbizotërues brenda disa javësh

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 12:47 | Bota
Paralajmërimi i ekspertëve britanikë: Omicron, varianti më

Omicron mund të shndërrohet në variantin më mbizotërues të koronavirusit në Britani të Madhe, brenda pak javësh. Paralajmërimi është lëshuar nga profesori Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infektuese nga Universiteti i Anglisë Lindore.

“Omicron po përhapet më shpejt sesa varianti Delta”, u shpreh ai për BBC, duke e mbështetur deklaratën e tij me rritjen e shpejtë të rasteve në Afrikën e jugut.

https://a2news.com/2021/12/06/pandemia-e-radhes-mund-te-jete-me-vdekjeprurese-sesa-covid/

Profesori Hunter thekson se mbetet e paqartë se sa i dëmshëm është ky variant i ri i koronavirusit. Ai mendon se aktualisht janë mbi 1000 raste me Omicron në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, shifrat zyrtare janë 246 të infektuar me variantin e ri. Për të parandaluar përhapjen e Omicron, qeveria britanike ka ashpërsuar rregullat e udhëtimit. Duke nisur nga nesër, çdo udhëtar mbi 12 vjeç që hyn në Britani duhet të ketë me vete një test negativ për Covid-19.

Gjithashtu, zgjeroi listën e kuqe duke mos lejuar udhëtimet me Nigerinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos