“Open Balkan, i papërballueshëm për Kosovën”

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 21:27 | Kosova
“Open Balkan, i papërballueshëm për Kosovën”

Nagip Skënderi, ekspert për ekonominë, deklaroi në “A2 Business” me Aurora Sulçen se “Open Balkan” është i papërballueshëm për Kosovën.

“Open Balkan ka anët pozitive dhe negative. Por, unë besoj se për Kosovën është i papërballueshëm, pasi aty favorizohet shumë Serbia. Nëse Kosova do të trajtohej si e barabartë, natyrisht që është diçka e mirë. Por, nëse Serbia nuk e trajton si të barabartë Kosovën, Kosova nuk ka vend aty”, tha Skënderi.

Skënder Krasniqi, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, shprehet se me politikat ekonomike që ndjek, Kosova dëmtohet nga “Ballkani i hapur”.

“Momentalisht, me politikat që ka, Kosova dëmtohet nga çdo hapje e tregut të lirë. Rritet importi dhe zvogëlohet prodhimi vendas, për shkak të mungesës së politikave”, theksoi Krasniqi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/29/kurti-dhe-vucic-ne-bratislave-presidenti-serb-ne-nje-panel-me-ramen-per-open-balkan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos