
Policia e Shtetit është duke zhvilluar një operacion për goditjen e një grupi personash të angazhuar në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit, ku dyshohet të jenë të përfshirë edhe disa efektivë policie.
Burime zyrtare të SPAK konfirmuan se janë 20 urdhërarreste të cilat po ekzekutohen kryesisht në zonën e Lezhës. Operacioni ka nisur në orët e para të mëgjesit dhe është në vijim e sipër. Mes të arrestuarve janë Leonard Kola, Gjin Kola, Ilir Prenga, Pashk, LalaTanush Lekgegaj, Miri Rrapi dhe Aleks Kedheli.
Operacioni anti-drogë në Lezhë vjen gati tre javë pas vrasjes së efektivit të policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, i cili u qëllua nga 21-vjeçari Aldi Rama, pasi me dy kolegë të tij kishin asgjësuar një parcelë kanabisi në zonën e Kune Vainit. (A2 Televizion)