Qarku i nxehtë i krimit, Gledis Nano prezanton drejtorin e ri të policisë së Elbasanit

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 10:55 | Kronikë
Qarku i nxehtë i krimit, Gledis Nano prezanton drejtorin e ri të

Një ditë më parë, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, bëri të ditura lëvizjet e mëdha të drejtuesve të policisë në qarqe, ndërsa të martën, ai ka udhëtuar në Elbasan, ku ka prezantuar atje Ardian Çipën.

Mësohet nga burimet brenda policisë se një nga detyrat është lufta ndaj krimit, duke u nisur edhe nga ngjarjet e fundit në Elbasan.

https://a2news.com/2021/10/18/gledis-nano-shkund-policine-e-shtetit-levizin-drejtuesit-ne-qarqe/

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka zgjedhur Elbasanin për të bërë të parin prezantim, por edhe për të dhënë mesazhin se lufta ndaj krimit në këtë qytet do të jetë prioritar në punën e drejtorit të ri, Çipa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos