Operacion gjigant kundër Ndrangheta, dhjetëra të arrestuar

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 07:35 | Bota
Operacion gjigant kundër Ndrangheta, dhjetëra të arrestuar

Një operacion i madh i policisë italiane kundër mafias është organizuar, në orët e para të mëngjesit, në zonën e Kalabrisë.

Sipas të dhënave paraprake, në fokus të këtij operacioni janë anëtarët e klanit Ndrangheta, 43 prej të cilëve u arrestuan në bazë të një fletearresti të lëshuar më herët nga Gjykata e Katanzaror.

Ende nuk dihet identiteti i të arrestuarve, por mbi pjesën më të madhe të tyre rëndojnë akuza të rënda si pjesëmarrje në organizatë mafioze, mashtrim, dhunim e vepra të tjera penale.

Ndrangheta, e cila është e vendosur në rajonin jugor italian të Kalabrisë, konsiderohet një ndër grupet mafioze më të fuqishme në vend.

Autoritetet italiane e goditën rëndë klanin kalabrez në janar 2021, në një megaproces ku më shumë se 320 mafiozë dhe bashkëpunëtorët e tyre u përballën me një sërë akuzash, duke përfshirë zhvatje, trafik droge dhe vjedhje. Gjykata më vonë shpalli fajtorë 70 të pandehur, në atë që konsiderohet si një nga gjyqet më të mëdha kundër mafies në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos