Vritet me armë zjarri një person në Elbasan

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 17:07 | Kronikë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit. Një 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e së hënës në vendin e quajtur si “Rrethrrotullimi i luleve”.

Mësohet se viktima është shtetasi Emiljano Ramazani, 39 vjeç. Sipas policisë, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos