All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Operacioni antidrogë në Lushnjë, 3 të arrestuar, u kapën me kokainë dhe kanabis

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 10:27 | Kronikë
Operacioni antidrogë në Lushnjë, 3 të arrestuar, u
All - Paragraf - 1

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion antidrogë në Lushnjë, ku ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, të cilët akuzohet se shisnin në doza kanabis dhe kokainë.

Sipas bluve të Lushnjës, tre të arrestuarit u kapën në flagrancë duke qarkulluar me automjet, me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza të gatshme për shitje.

All - Paragraf - 3

“Lushnjë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “First step”. Goditet një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Kultivonin bimë cannabis sativa, shisnin në doza kanabis dhe kokainë, vihen në pranga 3 shtetas. Të 3 shtetasit u kapën në flagrancë duke qarkulluar me automjet, me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza të gatshme për shitje. Sekuestrohen 71 fidanë narkotikë, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për disa shtetas të cilët, të organizuar në formën e grupit, shisnin lëndë narkotike, në qytetin e Lushnjës, si dhe si rezultat i provave të siguruara nga hetimi i kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “First step”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit S. L.(S)., 28 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, Lushnjë, V. M., 33 vjeç., banues në fshatin Toshkëz dhe E. H., 37 vjeç, banues në fshatin Gjazë, Lushnjë.

All - Paragraf - 6

Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa qarkullonin me një automjet, me sasi lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, të gatshme për shitje. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në qytetin e Lushnjës.

Gjatë kontrolleve fizike të tyre, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. L.(S)., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 71 fidanë narkotikë, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".” (A2 Televizion)

Policia e Lushnjes
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos