Operacioni Forca e Ligjit, Lleshaj: Hap i rëndësishëm, presim rezultate

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 14:17 | Kronikë
Operacioni Forca e Ligjit, Lleshaj: Hap i rëndësishëm, presim

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke u ndalur te Operacioni Forca e Ligjit tha se është hap i rëndësishëm dhe përgjegjësi madhore në luftën kundër krimit.

Sipas tij, ky operacion do të ketë rezultate konkrete.

“Miratimi i paketës së re ligjore kundër krimit shënon një moment shumë të rëndësishëm. Me këto masa Qeveria shqiptare ka marrë përsipër një përgjegjësi madhore dhe një angazhim shumë serioz para popullit shqiptar dhe para partnerëve tanë euroatlantikë. “Operacioni Forca e Ligjit” synon një goditje vendimtare kundër krimit të organizuar kryesisht në një pikë, që historikisht është konsideruar si një lloj tabuje e paprekshme. Shterimi i financave kriminale, konfiskimi i pasurive dhe i aseteve kriminale dhe shkatërrimi i modelit të biznesit kriminal janë objektivat madhore të kësaj përpjekjeje”, tha ministri i Brendshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos