
Xhevair Jonuzi, i arrestuar në fshatin Hoshtimë të Vlorës në datë 18 janar pas një aksioni të forcave RENEA, është transferuar në burgun e Peqinit.
Ai është i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje në vitin 1999. Januzaj ishte shpallur në kërkim deri dy javë më parë, kur policia e arrestoi në fshatin Hoshtimë, ku edhe ndodhej në një shtëpi të veçuar.
Ndaj tij, Gjykata e Vlorës ka dhënë edhe masën arrest me burg për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Kjo akuzë rëndon pasi gjatë operacionit për aksionin e tij u kap me një pistoletë me të cilën edhe qëlloi ndaj policisë.
Gjatë operacionit, Jonuzi u plagos në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. (A2 Televizion)