
Policia kufitare ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 5 kilogramësh lëndë narkotike heroinë në pikë kufitare të Qafë Botës në Sarandë, ndërsa është vënë në pranga një person.
Policia Kufitare e Qafë-Botës, pas analizës së riskut për një automjet të dyshimtë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, se mund të transportonte lëndë narkotike menjëherë e kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll të imtësishëm dhe të specializuar.
Menjëherë u njoftuan Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku pas të kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në automjetin tip “Volkswagen” u konstatuan 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, me peshë totale 5 kilogramë.
Në vijim të veprimeve procedurale, Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Q.S., 51 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”. (A2 Televizion)