Tentoi të përvetësojë kontributet për të prekurit nga tërmeti, jepet masa e sigurisë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 10:52 | Kronikë
Tentoi të përvetësojë kontributet për të prekurit

Gjykata e Lezhës dha masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Arjan Meli i akuzuar për “mashtrim” dhe “përvetësim titulli shtetëror”.

30-vjeçari Meli, u arrestua 5 ditë më parë pasi kishte hapur një llogari false me emrin “Rilindje” në Facebook nga ku iu bënte thirrje qytetarëve që të kontribuonin me vlera monetare për personat e prekur nga tërmeti në dy numra llogarie bankare, të cilat pas verifikimeve rezultuan se ishin personale.

https://a2news.com/2019/11/28/kerkonte-kontribute-per-te-prekurit-nga-termeti-arrestohet-mashtruesi-nga-lezha/

Menjëherë pas arrestimit, policia bëri dhe bllokimin e llogarive bankare të 30-vjeçarit nga Lezha, Arjan Meli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos