
Operatorët turistikë në Vlorë nuk kanë pritur, por që në ditën e parë pas vënies nën kontroll të zjarreve në Sazan, kanë nisur anijet drejt ishullit me vizitorë dhe turistë që kanë dëshirë ta vizitojnë ose të lahen pranë ishullit.
Sipas të dhënave janë disa dhjetëra vizitorëve që pritet të vizitojnë, gjatë kësaj të mërkure, ishullin e Sazanit.
Ndërkohë në horizont në ishull dallohen ende disa vatra tymi, por që sipas autoriteteve lokale, janë disa trungje që digjen në vetvete dhe që po monitorohen fizikisht nga afër me qëllim shmangien e mundësisë së rindezjes së ndonjë vatre.
Për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në Sazan u angazhua edhe një avion i ardhur nga Greqia. (A2 Televizion)