Opozita parlamentare kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për teatrin kombëtar. Sipas Ralf Gjonit , deputetit të grupimit të pavarur, duhet zbardhur e gjithë procedura dhe shkeljet e aktorëve që çuan në shembjen e godinës më 17 maj.
Por në kundërpërgjigje si kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi, ashtu dhe ai i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i kërkuan të paraqiste kërkesë me shkrim.
Balla e quajti retorikë politike pa vlerë, për aq kohë sa nuk është paraqitur asnjë dokument zyrtar për këtë komision, të cilin Gjoni u vetofrua ta drejtojë.
Po ashtu deputetit të dalë nga listat e LSI-së iu kërkua të depozitojë në kuvend dhe kërkesën për interpelancë me kryeministrin, të cilën nuk e ka dorëzuar ende. (A2 Televizion)