Orët e fundit të lirisë. Qytetarët dynden në tregje, policia monitoron distancën

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 15:36 | Aktualitet
Orët e fundit të lirisë. Qytetarët dynden në tregje,

Urdhri për një rend të ri të jetës në karantinë ka bërë që qytetarët të vrapojnë pa asnjë kriter drejt dyqaneve për t’u furnizuar me ushqime. Tregjet janë mbipopulluar, edhe pse monitorohen nga punonjës policie dhe bashkie që kërkojnë ruajtjen e distancës.

Mëngjesi i së shtunës i ka gjetur shumë banorë të kryeqytetit në radhë të gjata, duke u furnizuar me ushqime për orët e tejzgjatura të karantinës që do të pasojnë pas mesditës.

Tregjet kanë patur një fluks të madh njerëzish dhe jo të gjithë kanë respektuar distancën e rekomanduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos