Shtrëngimi i masave/ Rama, apel unitetit kombëtar: Nuk ka rrugë tjetër

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 14:28 | Aktualitet
Shtrëngimi i masave/ Rama, apel unitetit kombëtar: Nuk ka rrugë

Pas mbylljes së lëvizjes për fundjavën dhe shtrëngimit të masave për qarkullimin javën e ardhshme, Edi Rama u shfaq i revoltuar në Facebook-un e tij për sharjet dhe mallkimet që qytetarët i kishin adresuar në rrjetet sociale.

“Më pëlqen dhe më gëzon mua të mbyll shkolla e biznese? T’ju mbyll juve në shtëpi me javë të tëra? Kjo mortje i ka rënë tërë planetit”, tha kryeministri.

Veten tha se e shihte të detyruar në postin e një babai të rreptë që po mbronte familjen: “Për çfarë vdekjesh nga uria flasin disa pa pushim, kur në fakt nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë”.

Datë se kur do të marojë izolimi dhe jeta do t’i rikthehet normalitetit nuk ka, por ndërkohë Rama e ka të qartë skenarin që nuk do të lejojë të ndodhë: “Po vazhduam kështu, do ta kalojmë pa qindra e mijëra viktima dhe do t’i rihapim pjesë-pjesë rrugët e jetës normale më shpejt se shumë të tjerë. Po u dorëzuam, ne do të bëhemi turpi më i madh i historisë së këtij vendi”.

Më herët, po nëpërmjet Facebook-ut, kryeministri sqaroi masat e reja që do të aplikohen nga e hëna. Kush del pa autorizimin e marrë nga e-Albania për të bërë pazar, do të ndëshkohet. Por, leja për të kryer këtë proces, sipas kryeministrit, mund të kalojë 1-orëshin e njoftuar fillimisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos