
Fundi i javës së tretë shënon një rënie të të prekurve nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 197 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 10 persona kanë ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Bëhet e ditur se mes rasteve të reja, të infektuar kanë rezultuar edhe drejtoresha e operatorit shëndetësor në Tiranë, Mirela Cami, njëherësh pjesë e grupit të Task Forcës dhe një mjek në spitalin e Korçës.
Në shërbimin infektiv, aktualisht, janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 113 raste
- Durrës 11 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Fier 21 raste
- Kavajë 4 raste
- Korçë 12 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 4 raste
- Lezhë 4 raste
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 3 raste
- Tropojë 3 raste
- Pukë 3 raste
Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. (A2 Televizion)