Parashikimi i motit për natën e ndërrimit të viteve

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2018, 18:30 | Aktualitet
Parashikimi i motit për natën e ndërrimit të viteve

Një valë e të ftohtit Arktik do të zbresë gjatë natës së ndërrimit të viteve drejt Europës Qendrore, por kryesisht në Europën Lindore dhe mbi Ballkan.

Edhe në Shqipëri, gjatë ndërrimit të viteve parashikohet të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta; më të dendura në ekstremin Verior dhe zonat malore lindore ku priten reshje të pakta dëbore.

Po ashtu, temperaturat e ajrit ulen mesditën e së dielës, rënie e cila vijon edhe 3 ditët e para të vitit të ri.

Vlen të theksohet se temperaturat gjatë natës dhe orëve të mëngjesit mbeten të ulëta ku minimuni do të zbresë 4 –5 gradën nën zero, ndërsa në mesditë termometri do të ngjitet në 13 gradë celsius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos