Lleshaj mbledh drejtorët e policisë: Nga 1 janari, lojërat e fatit si parcelat e kanabisit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2018, 11:45 | Aktualitet
Lleshaj mbledh drejtorët e policisë: Nga 1 janari, lojërat e

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj ka mbledhur sot drejtuesit e Policisë së Shtetit për të nënvizuar prioritetet që forcat e rendit do të kenë në këtë ndërrim vitesh dhe në muajt në vijim.

Fokusi kryesor e fjalës së ministrit Lleshaj ka qenë zbatimi i rregullores kundra aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

https://a2news.com/2018/12/24/pikat-e-basteve-1-jave-perpara-mbylljes/

Edhe pse ministri nënvizoi që shumë pronarë të këtyre aktiviteteve “kanë marrë masa për mbylljen e aktiviteteve”, sërish paralajmërimi është i qartë: “Nga data 1 janar aktiviteti i lojërave të fatit bëhet aktivitet i paligjshëm në territorin e republikës së Shqipërisë, dhe ndalimi i saj është detyrim i rëndësishëm për policinë e shtetit. Çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur ose të kamufluar është si një parcelë kanabisi, dhe si e tillë do të trajtohet nga forcat e rendit”.

Lleshaj është i bindur që forcat e rendit i kanë të gjitha kapacitetet për të monitoruar fenomenin, dhe që zyrtarët shtetëror do të mbajnë përgjegjësi për monitorimin e zonave ku ushtrohen lojërat e fatit, si dhe për monitorimin e materialeve piroteknike të rrezikshme gjatë fundvitit.

Ministri në fund të fjalës së tij, ku nuk u përmendën ngjarjet e fundit në Elbasan, theksoi edhe që policia e shtetit ka ende dimensione modeste në numër, edhe pse një fushatë e re rekrutimi sidomos në fushën e teknologjisë do të nisë duke filluar nga muaji janar. Dimensionet e tyre të reduktuara në organike., forcat e rendit do ti kompensojnë sipas ministrit edhe me shtimin e “kamerave të sigurisë, dronë dhe pajisje të tjera parandaluese”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos