Organizimi i socialistëve, pandemia bllokoi asamblenë, shtyhet në fund të korrikut

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 11:07 | Politikë
Organizimi i socialistëve, pandemia bllokoi asamblenë, shtyhet në

COVID-19 ka mbajtur ‘peng’ zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të PS që prej fillim marsit.

Sekretari organizativ dhe i koordinimit elektoral në selinë rozë, Arben Pëllumbi, tregon në një intervistë për A2 CNN se në këto struktura pritet të ketë edhe prurje të reja.

"Procesi është votues, dalja e figurave varet nga Asambleja Kombëtare, gjithsesi në PS gjithmonë ka pasur prurje", thotë Pëllumbi.   

Nga 2019 socialistët u dogjën me disa kryetarë bashkish që ngelen në rrjetën e dekriminalizimit. Arben Pëllumbi ngre duart përballë pafuqisë së një forcë politike për të kontrolluar të shkuarën e çdo kandidati.

“Partitë e kanë të pamundur të kontrollojnë në detaje kandidatët. Unë nuk besoj se ka një forcë politike në vend, që me vetëdije të nxjerrë një kandidat dhe t’i fshehë atij të kaluarën”, vijon ai.

Para zgjedhjeve të 2017, Rama shfrytëzoi justifikimin e njerëzve që duheshin në fushatë për të larguar 4 ministra nga Qeveria, mes të cilëve Saimir Tahirin dhe Ilir Beqën. A do të përsëritet e njëjta taktikë edhe këtë herë?

“Unë besoj se pavarësisht se një formulë ka qenë e suksesshme, zbatimi i saj dy herë njësoj nuk mund të jetë i suksesshëm, duhet të gjejmë diçka tjetër që nuk i ngjan të shkuarës, por i përshtatet të sotmes", përgjigjet Pëllumbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos