Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë.
Nga detyra është shkarkuar edhe vete ambasadorja, Ardiana Hobdari. Shkarkimet kane ardhur për shkak se stafi nuk ka performuar në mbështetje të shqetësimeve të komunitetit shqiptar në Greqi, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë të COVID-19.
Mësohet se Cakaj nuk ka humbur kohë dhe në Presidence ka mbërritur emri i ri i propozuar si ambasadore në Athinë, Luela Hajdaragaj. (A2 Televizion)