Reforma zgjedhore, Rusmali: Jo koalicione, sistemi në Kushtetutë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 13:01 | Politikë
Reforma zgjedhore, Rusmali: Jo koalicione, sistemi në Kushtetutë

Ekspertët e çështjeve zgjedhore dhe kushtetuese i paraqitën këtë të mërkurë deputetëve opinionin e tyre për ndryshimet kushtetuese.

Ilir Rusmali, kryetari i komisionit të ligjeve për shumë vite, si dhe njeriu i Partisë Demokratike në shumë reforma zgjedhore, përkrah idenë e heqjes së koalicioneve.

Sipas tij sistemi nuk duhet hequr nga kushtetuta dhe listat e hapura kanë disa efekte negative.

“Në Shqipëri koalicioni është zhvilluar në formën e një bashkimi fluid interesash, i cili synon të reduktojë ofertën politike. Koalicioni me listë të përbërë, për shkak të formulës së adoptuar shkakton në çdo zgjedhje transferim të votës nga një parti te një tjetër, nga qindra në mijëra, por asnjëherë irrilevante. Transferimi është modifikim, pra tjetërsim i vullnetit të zgjedhësve”, deklaroi ai.

Rusmajli shtoi se “ftesa për të hequr sistemin nga kushtetuta është ftesë për ta bërë diskutimin permanent. Diskutimi për sistemin nuk mund të jetë pjesë e përditshmërisë politike, rregulli i politikës do duhet që të ndryshohet rrallë, është mirë që ngurtësia të ruhet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos