Organizoi dasmë, gjobitet administratori i lokalit

Nga A2 CNN
25 Korrik 2020, 11:15 | Kronikë
Organizoi dasmë, gjobitet administratori i lokalit

Ishte paralajmëruar që këtë vit nuk do të ketë dasma, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rrezikut të përhapjes së sëmundjes në një ambient me dendësi të lartë personash.

Por në Shkallnur të Durrësit, një lokal i zonës ka menduar të organizojë një dasmë, e kjo i ka kushtuar 1 milionë lekë gjobë nga autoritetet.

Sipas Policisë, përveç shkeljes së Aktit Normativ që ndalon zhvillimin e organizimeve të tilla, në ambientet e lokalit nuk ishte respektuar distancimi fizik mes pjesëmarrësve.

“Policia apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19”, apelon Policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos