
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Gur i Zi, të njësisë administrative Labinot Mal, në Elbasan.
Kodrinat e Cërrunjës dhe Gurit të Zi janë përfshirë nga zjarri kryesisht shkurre dhe bimësi të ulët, por edhe pyll me pisha.
Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen në këtë zonë me mjete zjarrfikëse, ndaj përpjekjet për të shuar zjarrin janë bërë me mjete rrethanore. Me kërkesë të Bashkisë së Elbasanit, është kërkuar ndërhyrja nga ajri. (A2 Televizion)