Orkat fundosin për 45 minuta jahtin me vela

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 22:10 | Kapur në kamera

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Portugali, ku një anije me vela është fundosur pasi është sulmuar nga 7 orka.

Anija e quajtur “Smousse” kishte 3 persona në bord. Një prej tyre, Augustini, është shprehur se kur dëgjoi që anija po dridhej dhe zhurmën e madhe në pjesën e pasme e kishte kuptuar që ishin të rrethuar nga orkat. Me sulmin që vijoi për rreth 45 minuta, orkat i shkaktuan një të çarë anijes në pjesën e pasme të saj.

Anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan nga një varkë suedeze aty pranë, duke mbetur të palënduar, ndërsa anija u fundos në rreth 14 milje në perëndim të portit të Viana do Castelo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos