




Një ortek dëbore ka marrë përpara një resort skish në Himalaje, në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke u marrë jetën dy personave dhe duke “groposur” 21 të tjerë nën dëborë.
Viktimat janë dy skiatorë polakë. Pamjet e publikuara në media tregojnë momentin kur grumbulli i dëborës shkëputet nga maja 4 389 metra e lartë e Malit Apharwat, në drejtim të një grupi skiatorësh.
Në vendin e ngjarjes u dërguan ekipe shpëtimi të specializuar për lartësi të mëdha, të cilët nxorën edhe trupat e dy polakëve.
Sipas policisë, 19 turistë të huaj dhe dy guida vendase janë shpëtuar ndërsa dy polakët e pajetë janë dërguar në një spital. (A2 Televizion)