Një milion njerëz në shesh, Papa mban një ndër meshat më të mëdha në botë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 16:42 | Bota

Më shumë se 1 milion persona kanë marrë pjesë në meshën e Papa Franceskut në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos, në një ndër procesionet më të mëdha të mbajtuar ndonjëherë nga kreu i Kishës Katolike.

Mijëra njerëz nisën të grumbulloheshin që në orët e para të pasdites së kaluar në sheshin kryesor të kryeqytetit pranë aeroportit për të përshëndetur Atin e Shenjtë, në një vizitë që nuk ndodhte prej 37 vitesh në shtetin afrikan të pasur me minerale.

Një kor ku merrnin pjesë 700 këngëtarë këndoi këngët e shenjta, të cilët ishin praktikuar së bashku që prej muajit korrik, kur ishte parashikuar dhe vizita e Papa Franceskut, e cila u shty për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Në ditën e dytë të turit të tij Afrikan, Francesku u shpreh se palët luftuese në konfliktet në Afrikë duhet të falin njëri-tjetrin përmes një “amnistie nga zemra”.

Sipas korrespondentit të gazetës katolike “The Tablet”, Christopher Lamb mesha e së mërkurës ishte një ndër më të mëdhatë në historinë e Franceskut, duke e krahasuar me atë të Filipineve në vitin 2015.

Në një intervistë për mediat perëndimore, Lamb u shpreh se Afrika tashmë është e ardhmja dhe shumë e rëndësishme për katolicizmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos