Në një stadium bosh për shkak të koronavirusit, ngjarje e pazakontë në një finale të tillë, Naomi Osaka fitoi US Open, një nga kompeticionet më të rëndësishme në botën e sportit të tenisit.
22 vjeçarja me origjinë japoneze ia doli të kthejë ndeshjen përballë bjelloruses Victoria Azarenka1-6 6-3 6-3, për të fituar për të dytën herë trofeun amerikan dhe Grand Slam-in e tretë në karrierë.
Osaka rrezikoi shumë dhe në setin e dytë pas humbjes së të parit, por më pas fitoi momentin dhe mori 10 nga 12 game-t. Pas ekzekutimit të pikës së ndeshjes ajo u shtri në fushë dhe qëndroi disa minuta në atë pozicion për të shijuar fitoren dhe parë qiellin e Nju Jorkut. (A2 Televizion)