F1, Hamilton fiton “pole position”, Ferrari jep shenja jete

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 16:30 | Sporte të tjera

Lewis Hamilton ka arritur të fitojë “pole position” numër 95 në karrierë. Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Toskanës, piloti britanik i Mercedesit regjistroi kohën më të shpejtë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Në vijën e dytë të nisjes gjejmë makinat Red Bull, me Max Verstappen në vend të tretë dhe Alexander Albon në vend të katërt.

Pas tyre u rendit Ferrari i Charles Leclerc, duke treguar një përmirësim në krahasim me dy garat e fundit, ku makina e kuqe është paraqitur shumë dobët në provat zyrtare dhe në garë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos