
Los Angeles Lakers janë fare pranë vendit në finalen e Konferencës së Perëndimit, në fazën “play off” të NBA amerikan. Skuadra kaliforniane dominoi sfidën e katërt përballë Houston Rockets, duke fituar me rezultatin 110-100 dhe e rritën në 3-1 avantazhin e përballjeve.
Basketbollisti më i mirë në parket ishte Anthony Davis me 29 pikë të realizuara, ndërsa mjaft i rëndësishëm është edhe kontributi i dhënë nga Le Bron James me 16 pikë, 15 topa të rikuperuar poshtë tabelës dhe 9 asist.
Paraqitje e shkëlqyer ajo e Lakers, që pas humbjes në ndeshjen e parë, tashmë regjistruan fitoren e tretë me radhë dhe e shohin veten me një këmbë në finale. Në orët në vazhdim do të luhet edhe sfida e pestë, e cila mund të jetë vendimtare.
Me një fitore, kalifornianët do të luanin në finale për herë të parë prej vitit 2010, aty ku parashikohet derbi i zjarrtë me Los Angeles Clippers, të cilët po dominojnë ndaj Denver Nuggets. (A2 Televizion)