Akuzohet për ngacmim seksual, arrestohet Conor McGregor

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 18:59 | Sporte të tjera
Akuzohet për ngacmim seksual, arrestohet Conor McGregor

Conor McGregor është arrestuar. Një nga figurat më të njohura të UFC-së akuzohet për ngacmim seksual.

Sipas AFP-së, irlandezi është ndaluar nga policia në Korsikë të Francës.

Në një komunikatë të zyrës së prokurorit lexohet: “Pas një denoncimi në 10 shtator për akte që mund të përshkruhen si ngacmim seksual, zoti Conor Anthony McGregor është subjekt i shoqërimit në polici”. 

Nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos