
Prezenca e OSBE në Tiranë apelon partitë politike për një fushatë paqësore dhe të hapur duke respektuar ligjin dhe rekomandimet e ODIHR.
Në mesazhin e shpërndarë, u kërkohet subjekteve që në takimet elektorale të jenë konkurruese me prezantimin e programeve dhe sa më konstruktiv.
Me nisjen e fushatës zgjedhore, thotë OSBE, në Shqipëri duhet të hidhet një hap drejt forcimit të demokracisë në nivel vendor, një detyrë që ka ende shumë punë për t’u kryer.
Në fund OSBE i uron suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve. (A2 Televizion)