OSBE rekomandon praninë e më shumë se 250 vëzhguesve për zgjedhjet e 25 prillit

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 17:29 | Politikë
OSBE rekomandon praninë e më shumë se 250 vëzhguesve

OSBE rekomandon që misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri të përbehet nga 24 anëtarë që do të qëndrojnë për një periudhë afatgjatë dhe 250 vëzhgues të tjerë që do të qëndrojnë për një periudhë afatshkurtër.

Në raportin paraprak për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE vlerëson se prania e misionit është thelbësore “për të siguruar një vëzhgim të pavarur të zbatimit të kuadrit të rishikuar ligjor, përfshi edhe identifikimin biometrik të votuesve, të futur rishtasi, dhe zbatimin e tij në praktikë”.

Në një raport paraprak për zgjedhjet në Shqipëri, misioni i OSBE/ODIHR thotë se vëmendje të veçantë do t’i kushtohet disa aspekteve, si “punës së administratës zgjedhore, identifikimit biometrik të votuesve, fushatës dhe mbulimit të saj nga media, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore, procedurave në ditën e zgjedhjeve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos