Rama i përgjigjet Metës: Dembelët aktivë kanë vënë kujën pse do të vaksinohet Tinka Kurti

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 12:00 | Politikë
Rama i përgjigjet Metës: Dembelët aktivë kanë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta në lidhje me ndarjen selektive të vaksinimit. Ky i fundit e konsideroi arbitrar selektimin për vaksinat pasi, sipas kreut të shtetit, kjo ndodh vetëm në diktaturë. Në një postim në Twitter, Rama i është kundërgjigjur se disa dembelë aktivë kanë vënë kujën pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç.

“Po ç'janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për gjenocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80-vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”, shkruan Rama.

Që nga deklarata e kreut të qeverisë në lidhje me këtë ka pasur reagime të shumta edhe në rrjete sociale kundër ndarjes selektive për vaksinat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos