Rama: E vetmja periudhë kur shqiptarët nuk kanë ikur ka qenë periudha kur Enver Hoxha i mbylli në kafaz

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 11:40 | Politikë
Rama: E vetmja periudhë kur shqiptarët nuk kanë ikur ka qenë

Gjatë një bashkëbisedimi me shoqërinë civile në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama kërkoi mandatin e tretë pa premtime elektorale. Sipas tij, mazhoranca socialiste nuk pati mundësi të zbatojë të gjitha projektet për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë.

“Unë nuk kam dalë të bëjë fushatë për një arsye shumë të thjeshtë. Ne kemi zgjedhje, por nuk kemi gjëra për të premtuar, por gjëra për të bërë. Një gjë është e sigurt, kush do tramvaj nuk duhet të na votojë ne. Ne tramvaj në Vlorë nuk do të bëjmë. Po jua tha ndonjë këtu, mos e besoni, po ju gënjen”, tha Rama.

Kryeministri preku edhe çështjen e emigracionit, duke thënë që nuk është një fenomen i periudhës së qeverisjes socialiste. “E vetmja periudhë kur shqiptarët nuk kanë ikur ka qenë periudha kur Enver Hoxha i mbylli në kafaz”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos