Pa koment: Të rinjtë godasin me gurë dhe shkelma makinën e policisë

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 13:34 | Aktualitet

Ky është momenti kur disa të rinj kanë thyer xhamat dhe dëmtuar ndjeshëm një makinë policie parkuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së organizuar të mërkurën pas vrasjes së një të riu në Tiranë nga një efektiv. Djem të maskuar godasin me gurë dhe shkelma mjetin edhe pasi në të futet një polic, i cili largon makinë. Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos