
Vijojnë gjobat për mosmbajtje të maskës në ambientet publike. Policia ka bërë të ditur se në 4 ditët e fundit janë gjobitur 1552 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 16 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, gjatë katër ditëve të fundit.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt (lokal) në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. (A2 Televizion)