
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka pranuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë dhe ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur.
Përmes një statusi në Facebook ka thënë se pas certifikimit të rezultateve është i rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re.
“Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, ne mund të konstatojmë se fituesi i zgjedhjeve është LVV. Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është i rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, shkruan Pacolli, i cili në këto zgjedhje ishte në koalicion me LDK-në. (A2 Televizion)