Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 97% e votave

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 08:47 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 97% e votave

Deri në këto momente në Kosovë janë numëruar 97% e votave të zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48,18 për qind të votave.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të cilat u votua të dielën, partia e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 17.36 për qind. PDK kishte emëruar kandidat për kryeministër, kryetarin e tyre, Enver Hoxhaj.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13,17 për qind të votave. LDK kishte kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti, i cili aktualisht edhe është kryeministër në detyrë.

7,40 për qind të votave ka arritur t’i sigurojë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në krye me Ramush Haradinaj.

Këto janë rezultatet paraprake, të cilat nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos