Zgjedhjet në Kosovë, numërohen më shumë se 90% e votave, kryeson VV

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 01:46 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, numërohen më shumë se 90% e

Pak pas mesnate, në Kosovë ishin numëruar 91,09% e votave nga zgjedhjet lokale. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47,71 për qind ose 341,748 vota, e cila më 6 tetor 2019 mori 221,001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17,30 për qind ose 124.075 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13,43 për qind ose 96,216, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7,57 për qind ose 54.261, Nisma Socialdemokrate 2.69 për qind ose 19.276.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, falënderoi të gjithë ata që mundësuan fitoren e partisë së tij në zgjedhjet në Kosovë, por nuk harroi të përmendte edhe kundërshtarët politikë. “Demokracia jonë ka nevojë për opozitë të mirëfilltë që e mban në kontroll pushtetin”, tha Kurti në fjalimin e fitores.

“Kjo është vetëm mundësia që të fillojmë ndryshimin që e duam. Rruga përpara është e gjatë dhe do të bëjmë ndonjë gabim, por qëllimin e kemi të mirë dhe fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj secilit. Kjo fitore është e juaja, prandaj edhe ndryshimi na takon secilit”, tha Kurti. “Kjo ditë do të mbahet mend si dita kur populli tejkaloi përçarjet dhe mori fatin në duart e veta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos