
Pak minuta pas mbylljes së procesit të votimit në bashkinë e Lushnjes, kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka përgëzuar kandidaten socialiste Eriselda Sefa.
Balla shkruan se Lushnja zhvilloi një proces zgjedhor të lirë dhe gjithashtu falënderoi simpatizantët dhe patronazhistët e PS.
“Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjes së Kongresit. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet.
Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjen.
Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë. Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjes”, shkruan Balla. (A2 Televizion)