Paketa anti-shpifje, njëri dekret rrëzohet, tjetri pret ''Venecian''

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 19:50 | Aktualitet

Studentët e gazetarisë, ishin të pranishëm në cilësinë e vizitorit, kur mazhoranca njoftoi tërheqjen e përkohshme nga një prej ligjeve që do të kushtëzojë punën e tyre në të ardhmen, pjesë e paketës anti-shpifje.

Drafti që parashikon gjoba dhe penalitete për mediat , kryesisht online, mund të pësojë ndryshime, nëse komisioni i Venecias në mars konstaton se ka probleme.

“Të qëndrojë në programin e Kuvendit, por të shtyhet diskutimi deri sa Komisioni i Venecias të na sjellë raportin e vet”, deklaroi Taulant Balla.

Ishte Këshilli i Europës që pak javë më parë vuri në lëvizje nën strukturën e saj, komisionin e Venecias, zyrtarë të këtij këshilli zbulojnë për A2 arsyet e një lëvizjeje të tillë.

“Ne kërkuam një opinion nga Komisioni i Venecias pasi ka shumë pyetje në lidhje me këtë ligj dhe shqetësime se disa nga parashikimet e tij mund të mos jenë në linjë me standardet europiane për sa i përket lirisë së medias dhe të shprehjes. Nuk kemi bërë ndonjë pyetje specifike, por kërkuam një opinion të përgjithshëm rreth ligjit”, deklaronte Bas Klein i Këshillit të Europës.

https://a2news.com/2020/01/30/paketa-antishpifje-kie-per-a2-zbulon-arsyet-pse-iu-drejtua-venecias/

Dy ligjet e paketës anti-shpifje u kthyen për rishqyrtim në kuvend nga Presidenti i Republikës, në ditët e para të janarit.  Vetë kreu i Shtetit e konsideroi reflektim të mazhorancës tërheqjen e pjesshme te saj, e cila më herët pati njoftuar se do t’i rrëzonte dekretet e tij.

Shoqatat e gazetareve e quajtën hapin e duhur por jo të mjaftueshëm drejt rikthimit të kushtetutshmërisë. Ndërsa ambasadori i BE-së e konsideron si një mundësi për të adresuar dhe shqetësimet e gazetarëve.

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/posts/2657167904352996

Ndërkohë për ligjin tjetër të paketës që lidhet me kompetencat e AKEP në regjistrimin e  mediave online, asgjë nuk ka ndryshuar, fati i dekretit është rrëzimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos