Paketa e 5-të e ndihmës kundër Covid në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Aplikoni!

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 07:49 | Ballkani
Paketa e 5-të e ndihmës kundër Covid në Maqedoninë e

16 mijë persona që mbetën të papunë, si pasojë e masave shtrënguese kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, i kërkuan kryeministrit Zoran Zaev të gjejë një zgjidhje për kompensimin e tyre.

Kështu, që nga sot e deri më 15 prill të gjithë ata janë përfshirë në këtë skemë, në mënyrë që qeveria të bëjë një përllogaritje për të paraqitur në parlament për votim ndryshimin e buxhetit.

"Në mënyrë që të kompensohet kjo periudhë e humbur, me një vendim amendamenti, jepet mundësia për të aplikuar deri më 15 prill, për të dy muajt shkurtin dhe marsin", tha Zaev duke konfirmuar se vendi gëzon një ekonomi të fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos